Milani pret Arsenalin, Gattuso: Unë, një fëmijë përpara Wengerit

07/03/2018 18:04

Të enjten në mbrëmje, në stadiumin “San Siro” të Milanos do të zbarkojë Arsenali, në një prej përballjeve më emocionuese që rezervoi shorti i Europa League.

Skuadrën londineze do ta presin 70 mijë tifozë dhe grinta e trajnerit Gattuso, i aftë të ndryshojë fatet sezonale të ekipit kuqezi, edhe pse asgjë nuk ka fituar deri më tani.

Trajneri i Milanit ka vlerësuar rivalët e kësaj jave, ndërsa e ka cilësuar veten “një fëmijë”, krahasuar me karrierën mbresëlënëse të homologut të tij, Arsene Wenger.

“Arsenali është një skuadër me lojtarë kampionë dhe më e fortë sesa ne, edhe pse aktualisht është në vështirësi. Do të duhet një paraqitje e madhe që të fitojmë. Kishte kohë që Milani nuk luante në Europë me një publik prej 70 mijë tifozësh, ndaj duhet ta shijojmë. Jemi të rinj të gjithë, përveç Bonuccit apo Biglias. Ajo çfarë kam përjetuar unë si lojtar është tjetër gjë. Krahasuar me trajnerin Wenger, unë jam një trajner fëmijësh”, tha Gattuso.

Milan mund të krenohet se në stadiumin “San Siro” ka arritur goleada kundër Arsenalit, por këtë herë të dyja ekipet luajnë në kupën më të vogël kontinentale, pa shumë prestigj, por gjithsesi me objektiva të qarta për trofeun.

“Shqetësimi im është si të evitojmë golat e Arsenalit. Natën kam parë në ëndërr Mesut Ozilin, pasi janë një skuadër teknike, por mund t’i vendosim në vështirësi”, deklaroi Gattuso.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA