Imazhet mahnitëse kanë zbuluar një superjaht të pabesueshme që mund të mbajë deri në tetë pasagjerë mbi ujë dhe të arrijë një shpejtësi deri në 74 km në orë.

Veçantia e këtij jahti nuk është tek bukuria e tij, por tek sistemi i tij që mund ta ngrejë pjesë varkës deri në 5 metra, duke krijuar idenë e fluturimit.

Ende nuk ka një çmim zyrtar, ka të ngjarë të shkojë në disa miliona dollarë. E ata që do të duan ta bëjnë të tyre këtë jaht luksoz, do të duhet të presin të paktën edhe 12 muaj para se “Enata Marine” të dalë në shitje.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel