Një hajdut arriti të vjedhë statujën e fituar nga Frances McDormand, gjatë festës tradicionale të “Governor’s Ball”, ku morën pjesë ata artistë të cilët fituan çmime gjatë ceremonisë së Oscar.

Por duke përfituar nga mungesa e vëmendjes, dikush arriti në pak sekonda të vjedhë trofeun e aktores së famshme, gjë e cila zgjati vetëm pak minuta pasi një roje i sigurisë arriti të pikasë hajdutin, i cili më pas arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë, dhe Frances McDormand iu rikthye trofeu.

Aktorja e Hollywood fitoi çmimin e aktores më të mirë për filmin gjatë ceremonisë. Kjo është statuja e dytë e bashkëshortes së regjizorit Joel Coen.

Në kohën kur mori çmimin aktorja mbajti edhe fjalimin përshëndetës, drejtuar të gjitha grave, ku theksoi se barazia gjinore është mjaft e rëndësishme dhe duhet respektuar. Në shenjë nderimi për to, aktorja u kërkoi të gjitha artisteve në sallë të ngriheshin në këmbë.

Top Channel