Maurizio Sarri me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë trajneri i Napolit. Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere Dello Sport” sipas së cilës, pritet që shumë shpejt tekniku italian të rinovojë kontratën me klubin napoletan.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Sarri do të takohet me drejtuesit e Napoli kur gjatë periudhë 19-31 mars kur do të ndërpritet kampionati për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Kontrata aktuale që Maurizio Sarri ka me Napolin ka të përfshirë edhe një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 8 milionë Eurosh e cila ka vlerë deri në 31 maj, që çdo të thotë se Sarri është i lirë të largohet tek ato skuadra që do të ofrojnë shifrën e 8 milionë Eurove. Por mesa duket ky aspekt nuk përbën asnjë pengesë për të palët duke qenë se raportet mes trajnerit dhe drejtuesve të Napolit kanë qenë shumë të mira.
Në fakt De Laurentis dhe anëtarët e tjerë të Bordit drejtues të klubit italian janë shfaqur mjaft të kënaqur me punën e Sarrit, pavarësisht humbjes së fundit në kampionat me Romën. Loja dhe rezultatet e skuadrës kanë bindur Napolin që të projektojë të ardhmen me Sarrin edhe pas këtij sezoni, pavarësisht si do të mbyllet ai me fitoren ose jo të titullit të Serisë A.
Top Channel