Është i famshëm me imitimet dhe rolet e tij në spektalin më të madh të humorit të shqiptarëve, por në Pop Culture erdhi ndryshe.

Rezi i Portokallisë, apo siç njihet ndryshe edhe si “Betim Spërdhima”, si një nga personazhet që luan në këtë spektakël të Top Channel, foli për dëshirën që të ketë fëmijë.

“I kam shumë qejf fëmijët. Por, për momentin…por nuk i dihet dhe mund të adoptoj një”, thotë ai.

Dëshira e tij e madhe është që të ketë katër, por…

“Kam dëshirë të kem 4 fëmijë, por me këtë ekonomi sot, është e vështirë të mbash 4 fëmijë. Varet nga gruaja tani”, shprehet ai.

Top Channel