“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 13/06 15:40
Pas Bebe Rexhës, është tashmë radha e një tjetër shqiptareje për të qene pjesë e turneut të këngëtarit Bruno Mars.
Bëhet fjalë për Dua Lipën e cila në 6 mars do të jetë pjesë e turneut australian të këngëtarit.
Surprizën e ka zbuluar vetë këngëtarja shqiptare në një intervistë për The Daily Telegraph, ku u shpreh se ndihej mjaft e emocionuar për këtë ftesë: “Truneu është një ëndërr që po realizohet për mua. Është kaq e pabesueshme.”
Dua Lipa është këngëtarja shqiptare, këngët e së cilës janë kthyer në hite duke pushtuar top listat muzikore në mbarë botën.
Top Channel