Ajo është vetëm disa javë larg lindjes së fëmijës së saj të tretë, por Dukesha e Kembrixhit vijon të duket e mahnitshme përsa i përket daljeve të saj në publik.

Këtë herë Kate është fotografuar teksa vizitonte shkollën fillore “Pegasus” në Oksford, dhe sigurisht që e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar tek veshja e saj.

Dukesha u shfaq me një pallto të bardhë, e cila i nxirrte në pak barkun e rrumbullakosur, të cilën e kishte kombinuar me këpucë ngjyrë kafe me taka të larta.

Vizita e dukeshës në këtë shkollë vjen pasi nxënësit, prindërit dhe mësuesit e saj, janë pjesë e një programi inovativ bamirësie për të mbështetur shëndetin emocional dhe mirëqenien.

Dukesha, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, kohët e fundit ka regjistruar një video mesazh në të cilën ajo bën thirrje që për çdo fëmijë të jepet mbështetje sa më e mirë e mundshme, për të siguruar që ata të përmbushin potencialin e tyre të vërtetë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel