Astori, ditë trishtimi; Në pritje të ekspertizës për shkakun e vdekjes

06/03/2018 15:41

Firenze është ende nën shokun e lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Futbollisti italian u shua në një hotel të Udines për ndeshjen me Fiorentinën dhe prognozat e para ishin për një atak kardiak ndërkohë që pritet përgjigja e autopsisë.

Ndërkaq, Fiorentina dhe Cagliari gjetën mënyrën për të nderuar Davide Astorin duke tërhequr përfundimisht fanelën e futbollistit me nr.13, ndërkohë që lamtumira e fundit do t’i jepet ditën e enjte kur do të zhvillohet dhe funerali.

Davide Astori la pas bashkëshorten e tij Francesca dhe vajzën e tij 2 vjeçare që ende nuk e kupton humbjen e të atit. Letra e një vogëlushi 12-vjeçar në drejtim të Francescës ka prekur të gjithë ata që kanë mundur ta lexojnë. ‘Përshëndetje Francesca.

Ti nuk më njeh e mendoj se nuk do të më njohësh kurrë, por dua të të them që t’i tregosh vajzës tënde se babai i saj ishte një njeri i madh-shkruante vogëlushi në letrën e tij kaligrafia e të cilit tregonte se dridhej nga emocionet.

Ndërkaq, paniku u shfaq edhe në Londër pikërisht tek Chelsea. Mesfushori i Bluve të Londrës N’Golo Kantè të premten e kaluar humbi ndjenjat gjatë seancës stërvitore përpara ndeshjes me Manchester City.

Lajmi u publikua nga “The Telegraph”, sipas së cilës, franceze u përplas pa ndjenja në tokë duke ngjallur dyshimin e frikshëm për një atak kardiak. Mjeku i skuadrës mbërriti shumë shpejt për të kontrolluar gjendjen e futbollistit duke i qetësuar të gjithë pasi konfirmoi se Kantè gëzon shëndet të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA