24/11 18:38
Ceremonia e çmimeve Oscars nuk zbuloi vetëm fustanet e mahnitshme të artisteve, por edhe detaje nga jeta e tyre private.
Këtë herë bëhet fjalë për supermodelen braziliane Adriana Lima, e cila në ceremoni u shfaq vetëm, pa të dashurin e saj, me të cilin mendohet se ka disa kohë se i ka dhënë fund.
Me shkrimtarin turk, Metin Hara, supermodelja kishte nisur një lidhje dashurie që prej nëntorit të vitit të kaluar, por duket se tashme çdo gjë ka marrë fund.
Në profilin zyrtar të Adrianës, muajt e fundit ka vetëm postime me dy vajzat e saj, ndërkohë që për lidhjen me shkrimtarin nuk ka pasur ende asnjë deklaratë zyrtare.
Top Channel