“The Sun” ka publikuar fotot ekskluzive ku shfaqet Katie Price, e cila për herë të parë ka zbuluar fytyrën e saj të re pasi iu nënshtrua një operacioni të dytë për të rregulluar botoksin e ‘dështuar’ shtatorin e vitit të kaluar.

Ish modelja në fotot e publikuara shfaqet e mbuluar me fashë në fytyrë dhe tuba në kokë ndërsa shkoi në Bruksel për të korrigjuar gabimet nga një operacion i mëparshëm.

39 vjeçarja publikoi një foto për fansat në Instagram, ndërsa pozoi me dy fëmijët e saj më të vegjël, ndërsa lëkura e saj e fytyrës dukej më mirë se më parë.

Katie Price njihet si modelja me fytyrën e përkryer, por ashtu si edhe vajzat e tjera, edhe atë e “pushtoi” ideja e ndërhyrjeve kirurgjikale, e cila mesa duket nuk i rezultoi e suksesshme.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA