Khloe Kardashian zbulon gjininë e fëmijës

05/03/2018 09:12

Khloe Kardashian është në pritje të një vajze. Lajmi u bë i ditur në Twitter të dielën në mbrëmje.

Pavarësisht gëzimit motra e saj Kim Kardashian shkroi para Khloe, në Twitter, “O zot, Khloe dhe Tristan do të kenë një vajzë!”.

Postimi i Kim vjen pasi Khloe shpërndau lajmin e gëzuar, pasi një fans kishte raportuar se është në pritje të një djali. “Dua të postoj komentet e mia, por nuk dua të shkatërroj episodin e ardhshëm për ata që nuk e kanë parë ende”, thotë Khloe për reality show “KUWTK”.

Por pasi pa postimin e Kim, ajo ripostoi. “Tani jam shumë e lumtur që vajza ime do të ketë mikesha të mira përgjithmonë Chicago dhe Stormi!!!!. O Zot është fantastike!! Faleminderit Zot për princeshën tonë”.

 

Top Channel