
24/02 19:13
Në një kohë kur e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar tek ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, duket se Meghan Markle, e fejuara e Princ Harry, kishte një tjetër angazhim.
Festën e saj të beqarisë, ku numri i ftuarve ishte mjaft i limituar.
Të dielën pasdite Meghan, në një rreth të ngushtë ka festuar rreth një muaj përpara dasmës, festën e saj të beqarisë.
Por sipas DailyMail, në festë mungonin dy personazhe të rëndësishme, Kate Middleton dhe nëna e Meghan.
Nuk dihet ende arsyeja përse kunata e Meghan, Kate, mungoi në festë, por ndoshta një gjë e tillë lidhet me faktin se dukesha tashmë është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Top Channel