Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, beson se Interi është më i fortë se skuadra e tij për momentin.
Në konferencën për shtyp në prag të derbit të Milanos, Gattuso e shpjegoi kështu mendimin e tij: “Historia e derbit tregon se fiton skuadra që është më shumë në vështirësi. Në 27 dhjetor fituam ne që nuk ishim fare mirë. Ndjej që jemi favoritë dhe nuk më pëlqen kjo gjë. Kemi rekuperuar pikë, por janë përpara nesh akoma. Në këtë moment, janë më të fortë sesa ne”.
Më tej, Gattuso deklaroi se skuadra e tij nuk është e lodhur, edhe pse në mesjavë luajti 120 minuta ndaj Lazios.
“Nuk dua ta dëgjoj fjalën lodhje, nuk dua justifikime. Dua 11 lojtarë të motivuar për të fituar një ndeshje shumë të vështirë për ne”, u shpreh Gattuso.
Top Channel