Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melanie, sërish janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave.

Edhe këtë herë sjellja e tyre jo e përshtatshme për një çift presidencial, ka qenë në qendër të shkrimeve të mediave botërore.

Këtë herë incidentin e ka shkaktuar Presidenti Trump, i cili e la Melaninë vetëm teksa ngjitej në avion, ndërsa moti ishte shumë i keq.

Nga ana e saj zonja e parë, e ndoqi nga pas, duke u përpjekur të mbante fustanin mbas trupit, në mënyrë që të shamngte çdo incident.

Por vetëm pak minuta më pas, kur çifti presidencial bëri uljen nga një avion tjetër, Melania refuzoi që të kapte dorën e bashkshortit.

Top Channel