Dy vite më parë ishte askushi, që do të thotë një vajzë e thjeshtë e cila ëndërrontë të bëhej milionere.

Dhe për ta realizuar këtë ëndërr vendosi të përdorë bukurinë dhe linjat e saj perfekte, të cilat i ka të ngjashme me ato të yllit të televizionit Kim Kardashian.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Erin Budina, e cila dikur ishte detyruar të flinte në makinën e saj për shkak se nuk kishte më shumë se 100 paund në llogari, ndërkohë që sot fiton më shumë se 1,000 paund në ditë falë rrjeteve sociale.

Erin Budina, dy vite më parë, la familjen në Uells për të ndjekur ëndrrën e saj, dhe nisi të postonte foto seksi në Instagram.

Shpejt bukuroshja ra në sy të firmave të modës, të cilat i kërkonin të reklamonte veshjet e tyre, dhe kjo vetëm falë ngjashmërisë që ajo ka me Kim Kardashian.

Sot Erin paguhet nga 200 deri në 850 paund për një postim në Instagram, për të reklamuar rroba ose kozmetikë.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel