Kim Kardashian njihet si ylli i show bizz-it, e cila së bashku me familjen e saj janë pjesë e një reality show.

Por përveç kesaj, Kim njihet edhe për të pasmet e saj të famshme, të cilat në fakt kanë bërë që shumë vajza në mbarë botën të mundohen ti ngjasojnë asaj.

Por vetëm kaq, pasi Kim nuk mund të krahasohet me divën e muzikës, Beyonce, përsa i përket talentit, por edhe pasurisë.

Ylli i muzikës, Beyonce, një gjë të tillë e ka treguar edhe ndërsa ka qenë e ftuar në këngën e re të DJ Khaled.

Në pjesën e saj, Beyonce ka këto fjali: “Unë jam e vetmja zonjë këtu. Unë ‘thyej’ internetin, dhe unë nuk jam numri dy. Trupi im, paratë e mia, të gjitha të vërteta, unë jam një kërcënim i trefishtë”.

Kim ka kohë që përflitet se i është nënshtruar operacioneve plastike, gjë që ajo kategorikisht e mohon.

Top Channel