Gjatë koncerteve të tij, ka përherë fansa të cilët përpiqen të “çajnë” turmën në mënyrë që të shohin nga afër idhullin e tyre.

Bëhet fjalë për legjendarin Elton John, i cili këtë të enjte u bë pjesë e një incidenti, kur në skenë u ngjitën shumë fansa gjatë performancës së tij në Las Vegas.

Dhe duket se një gjë e tillë e ka bezdisur këngëtarin, i cili ka kërkuar që ata të zbresin nga skena, në mënyrë që ai të mund të performonte hitet e tij në piano.

Por duke qenë se fansat nuk i janë bindur fjalëve të Elton John, atëherë ai është detyruar edhe të përdorë fjalor jo të përshtatshëm, i cili është dëgjuar edhe në mikrofon.

Këngëtari u tha fansave se ata duhej të qëndronin jashtë skenës, edhe pse fillimisht ishte vetë ai që i ftoi ata të shijonin performancën e tij afër pianos.

Top Channel