Në “Brit Awards” Rita Ora dhe Liam Payne shkëlqyen me perfomancën e hitit të tyre “For You” realizimi i së cilës është kolonë zanore e “Fifty Shades Freed”.

Dy këngëtarët e ndezën skenën me kërcimin dhe vokalet e tyre megjithatë u vu re se ata po mbanin një distancë të konsiderueshme nga njëri-tjetri. Ky veprim u komentua si i çuditshëm nga publiku pasi edhe vetë kënga flet për gjetjen e dashurisë.

E njëjta gjë duket se është përsëritur edhe në “Global Awards” mbrëmjen e kaluar ku ata po qëndronin në vende të ndryshme të skenës dhe megjithëse u afruan, sërish kishin një farë distance.

Kjo ka ndodhur për shkak se partnerja e Liam Payne, Cheryl u ka kërkuar atyre të qëndrojnë larg njëri-tjetrit në skenë për shkak se është xheloze. Edhe pse mes Ritës dhe Liam asnjë marrëdhënie nuk shkon përtej profesionales, Cheryl ka dashur të sigurohej.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel