Liria ftoi ndeshjen e radhës në kapionat kundër Ferronikelit, por duket se me gëzimin e suksesit, trajneri Blendi Shkëmbi ka zbuluar shumë të vërteta të hidhura nga Kosova.

“Që në momentin që është larguar kryetari Mirsat Çollaku, të themi të vërtetën ne kemi patur shumë probleme, por që jemi munduar ti mbajmë të fshehta. Problemet kanë qenë të natyrës financiare e para, por edhe disa mosmenaxhime të mira nga presidenti i ri që ka ardhur, por edhe nga drejtori i klubit. Unë dhe lojtarët kemi qenë veç, disa anëtarë të kryesisë bashkë me drejtorin veç” deklaroi për Supersport trajneri korçar.

“Kanë punuar ndoshta me dashje apo padashje kundër ekipit dhe këto fjalë dua ti ldh me ndeshjen sot, që këta futbollistë u treguan këtyre njerëzve që futbolli nuk ka pasaportë, shqiptare apo kosovare, futbolli ka vetëm futbvollistë të mirë që stërviten mirë, ka profesionalizëm. Futbolli nuk ka që do kryetari dy futbollistë do pohgauhen dhe 3 nuk do paguhen, futbolli nuk ka nga këto”, shtoi më tej Shkëmbi.

ISh-futbollisti i Skënderbeut që mori drejtimin e skuadrës së Lirisë në këtë sezon tregon se ai është dorëhqur nga skuadra dhe se qëndron në detyrë vetëm për hir të futbollistëve. “Të gjitha këto po i them që të gjithë ta dinë, se që nga moment që është larguar Mirsat Çollaku, unë kam dy ditë që e kam dhënë dorëheqjen, por për hir të futbollistëve kam ndenjur ti rëespektoj dhe për hir të tyre do të jem deri në momentin e fundit, nëse kryesoa do të të më lërë të punoj, në të kundërt të dalë kryesia do të më shkarkojë”, tha Shkëmbi.

Liria pas 21 javësh në kampionat, ndodhet në vendin e katërt me vetëm 3 pikë më pak se skuadra e Dritës që kryeson.

Top Channel