Dasma mbretërore e Prince Harry dhe Meghan Markle është eventi më i rëndësishëm i këtij viti dhe shumë njerëz e kanë ëndërr pjesëmarrjen në të. Por jo të gjithë munden.

Por sa është numri i të ftuarve në ceremoni?

Më shumë se dy mijë njerëz janë të ftuar të marrin pjesë në ceremoninë publike brenda Windsor Castle, për të ndjekur nga afër mbërritjen e çiftit në ditën e tyre të dasmës.

Nga këta të ftuar, 1.200 prej tyre janë përfaqësues të Mbretëreshës në Britaninë e Madhe, ndërkohë që 200 të tjerë janë njerëz nga organizata bamirëse dhe organizata të mbështetura nga Harry dhe Meghan.

Rreth 100 janë nxënës nga dy shkolla lokale, 610 anëtarë të komunitetit të Windsor Castle dhe 530 anëtarë të familjes mbretërore.

Në një deklaratë të sotme, Kensington Palace tha: ‘Princ Harry dhe zonja Meghan Markle kanë thënë se duan të jenë pjesë e festimeve. Kjo martesë, si të gjitha dasmat, do të jetë një moment gëzimi dhe do të pasqyrojë karakteret dhe vlerat e nuses dhe dhëndrit”.

Top Channel