Menuja kryesore e pjesës më të madhe të dietologëve në mëngjes janë drithërat, shoqëruar me një gotë qumështi me një sasi të moderuar sheqeri.
Por, kjo duket se është një mit, të paktën sipas dietologes Chelsey Amer. Në një intervistë për Daily Mail, Amber këshillon një tjetër produkt, aspak të zakontë për mëngjesin.
“Mund të habiteni, por një copë pice përmban të njëjtën sasi kalorishë sa një racion drithi shoqëruar me një shishe qumësht gjysmë litri”, thotë ajo.
Avantazhi i picës, thotë Amber, është se ndryshe nga drithërat shoqëruar me qumësht, nuk përmban sasinë e tyre të sheqerit.
“Përkundrazi, pica përmban një sasi më të madhe proteinash, të cilat ju ndihmojnë përgjatë gjithë ditës duke ju bërë më energjik”, thotë Amber.
Top Channel