Rudina Demneri apo e njohur ndryshe si Paloma ishte e ftuara speciale në emisionin PopCulture.

Gjatë intervistës së saj Paloma rrëfeu emocionet e telefonatës së parë, kur iu bë ftesa për të qenë pjesë e një prej radiove më të mëdha në Shqipëri, Top Albania Radio:

”Në moshën 13 vjecarE kam punuar në një radio tjetër ndërkohë që më telefonojnë nga Top Albania Radio e më ftoJnë për të qenë pjesë e tyre. E para që telefonovaishte mami, e cila realisht nuk e besonte. Fillimisht kalova pak lodhje por ka qenë emocion i jashtëzakonshëm. Top Albania Radio ishte emocion më vete, i cili për mua nisi në moshën 15-vjeçare”.

Rudina zbuloi edhe arsyen përse e thërrasin Paloma:

“Paloma ka qenë telenovela më e famshme, për të cilën gratë çmendeshin. Unë dhe Paloma ishim dy personazhet më të dashura të ekranit, e për këtë arsye më mbeti emri Paloma. Asnjëherë nuk jam identifikuar me emrin tim Rudina”.

Por gjatë intervistës së saj Paloma zbuloi edhe detaje nga jeta e saj personale:

“Bashkëshorti im më ka gjuajtur me shumë stil. Unë këtë nuk e kisha vënë re. E kam njohur në periudhën më të vështirë të jetës sime. Jam shumë e lumtur që edhe pse duhet të mendohesha mirë për zgjedhjen që kam bërë, më doli ashtu siç e kisha ëndërruar, Ndërsa Luna, vajza ime është bekimi i jetës sime. Kam qënë shumë e fiksuar gjatë përiudhës së shtatzënisë. Është gjëna më e bukur që kam në jetë”.

Kur isha e vogël mami nuk më linte të hiqja vetullat, ndërsa unë vendosa ti hiqja me brisk, derisa përfundova ti lyeja me laps. Ndaj sot kam një këshillë për të gjitha vajzat: “Dëgjojeni mamin!”.

Por a i është nënshtruar Paloma operacioneve kirurgjikalë?

“Apslutisht jo. Skam bërë asnjë të tillë. Unë kështu jam”.

Top Channel