E hijshme dhe e ëmbël. E tillë ishte sfilata e modës në Bruksel të Belgjikës, ku moda ndërthurej me çokollatën. Shfaqja që bashkoi stiliste e pastiçierë nga më shumë se 15 vende, nisi panairin tre ditor të çokollatës në kryeqytetin belg.

Çokollata ishte materiali i përdorur për veshje nga më të larmishmet, nga fustanet e mbrëmjes e deri tek kapelet.

Panairi ndërkombëtar “salon du chocolat”, ku vizitorët mund të provojnë ëmbëlsira prej më shumë se 130 pjesëmarrësve, është kthyer në një traditë në vendin që dominon tregun e çokollatave në botë. Kryebashkiaku i qytetit Philippe Close e quajti shfaqjen një ëndërr të kthyer në realitet.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel