Tensionet në ndeshje/ Dhunohet drejtori i Dinamos, Barushi për TCH: Ishte e organizuar, do të ndodhte nëse s’do fitonin
20/01 13:33
Pasi Formula 1 hoqi femrat që mbanin çadrat nëpër pista, të njëjtën rrugë po mendon të ndjekë edhe çiklizmi.
Turi i Francës kërkon që t’i japë fund traditës së ceremonisë pas përfundimit të garës, ku çiklistit fitues i dorëzonin lule dy femra dhe e puthnin në faqe.
“Turi është i ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e argumentit mbi imazhin femëror. Por, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar”, tha një zëdhënës i Turit të Francës.
Por, mediat franceze kanë publikuar se pritet vetëm zyrtarizimi i pushimit nga puna të modeleve.
Top Channel