Rodrigo Alves dhe Sophia Vegas janë çifti i cili lehtësisht mund të krahasohet me kukullat Barbie dhe Ken.

Këtë të enjte ata janë fotografuar së bashku dhe ngjashmëria midis tyre është vërtetë e jashtëzakonshme.

Në një intervistë për MailOnline, 34 vjeçari Rodrigo, u përgjigj: “Ne jemi miq shumë të mirë. Kur ne dalim bashkë në rrugë, e gjithë vëmendja e njërëzve përqëndrohet tek ne. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Por dy janë më kryesoret: dashuria për modën dhe kirurgjinë plastike”-theksoi ai.

Rodrigo, i cili njihet ndryshe edhe si kukulla Ken, njihet si një ndër personat i cili ka ndryshuar totalisht pamjen e tij si pasojë e kirurgjisë plastike.

Ndërsa Sophia, e njohur ndryshe si kukulla Barbie, ka një cilësi që e dallon nga çdo femër tjetër, që është beli i saj i hollë.

Rodrigo Alves ka shpenzuar mijëra paund për 60 operacionet e tij plastike, duke u shndërruar kështu si kukulla Ken, versioni mashkull i Barbie.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel