Alexis ka mësuar të bëjë sparkatën…edhe në ajër!

02/03/2018 14:53

Ajo është një balerinë klasike për nga profesioni, por për shkak të linjave të jashtëzakonshme sensuale është kthyer së fundi edhe në një modele të revistës “Sports Illustrated Swimsuit”. Fleksibiliteti i saj duket më i madh se kurrë në setin më të fundit të fotove, me bikini.

Alexis Ren ka fituar çmimin e “rishtares së vitit 2018” nga kjo revistë prestigjioze e modës, e cila e mori atë në Aruba për të xhiruar setin e fundit fotografik. Bukuroshja, e cila e ka fituar famën fillimisht përmes rrjetit social “Instagram”, shquhet si për bukurinë e saj, ashtu edhe për dashurinë që ka për udhëtime aventureske.

Por asgjë nuk dihej për profesionin e saj parësor, atë të balerinës, gjë që edhe drejtuesit e revistës e mësuan gjatë punës së fundit të kryer me të. Alexis, jo vetëm është rritur duke marrë leksione baleti klasik, por ka shprehur gatishmërinë e saj për audicione për t’u futur në një kompani baleti, kur karriera e saj si modele të marrë fund… Gjë që vështirë të ndodhë në një të ardhme të afërt.

FOTO GALERI
1/36

Top Channel