Mino Raiola del sërish në skenë, por me të njëjtin argument të vjetër: flet për Donnarummën dhe duket sikur kërkon të prishë mometin pozitiv që po kalon Milani.

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Calcio&Mercato” në televizionin Rai (që pritet të jepet e plotë mbrëmjen e së premtes në orën 22:45), agjenti i famshëm i shumë futbollistëve me emër, përfshi portierin kuqezi, ka theksuar edhe njëherë mendimin e tij.

“Gigio ka bërë zgjedhjen e tij, të qëndrojë te Milani dhe unë e respektoj atë”, thotë Raiola.

“Por nëse do të më kërkonte një ditë të largohej, do të isha i gatshëm të punoja menjëherë, sepse kërkesat për të nuk mungojnë. Përkundrazi, nëse do të ishte në dorën time, Gigio do të ishte larguar me kohë nga Milani”, vijon Raiola.

Gjatë intervistës ai flet edhe për një rikthim të mundshëm të Balotellit në Itali, ku thekson se ka biseduar me Juventusin, Romën, Napolin dhe Interin, por jo me Milanin, sepse siç shprehet, nuk mund të bisedojë me Mirabellin, pasi nuk është në nivelin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA