Po afron Salloni i Gjenevës, aty ku do të ketë një larmishmëri supermakinash dhe sigurisht që nuk mund të mungonte edhe McLaren.

Marka britanike do të ekspozojë në Gjenevë makinën McLaren Senna Carbon Theme, që, ashtu siç kuptohet nga emri, do të ketë një përdorim të gjerë të fibrave të karbonit.

Janë dashur rreth 1000 orë për të prodhuar këtë shasi të veçantë. Makina ka ngjyrën e fibrës së karbonit, ndërsa do të ketë edhe pak të gjelbër, për të kujtuar kaskën e pilotit të ndjerë të Formulës 1, Ayrton Senna.

Duke qenë se janë prodhuar vetëm 500 McLaren Senna Carbon Theme, 900 000 eurove që kushton makina e “thjeshtë” McLaren Senna, duhet t’i shtoni edhe 350 000 të tjera për fibrat e karbonit.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA