Katër punonjës të burgut të Fierit do të ndiqen penalisht për dhunimn e një të burgosuri, pas një hetimi të bërë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë.
“Në datë 23.02.2018, tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambjentet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores. Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pas hetimeve rezultoi se punonjësit e policisë së burgut të Fierit, R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”.
Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Top Channel