David Beckham “braktis” Victorian

01/03/2018 14:48

Gruaja e tij Victoria Beckham duket se ka qenë e mbyllur brenda mureve të shtëpisë së tyre në Londër, për shkak se ka pësuar një dëmtim në këmbë, si pasojë e stresit dhe mbajtjes së takave të larta.

Duket se një gjë e tillë nuk e ka penguar bashkëshortin David dhe fëmijët e tyre që këtë të mërkurë të shkojnë sërish për ski në Londër, ku për shkak të temperaturave nën zero vendi është mbuluar me dëborë.

Ylli i futbollit, 42-vjeçari David, publikoi disa momente në rrjetin Instagram nga pushimet me fëmijët, në të cilat shfaqet vajza e tij Harper duke bërë një ëngjëll në dëborë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel