Sony është përqendruar në regjistrimin e videove në teknologjinë 4K në celularët e saj të rinj Xperia XZ2.

Firma japoneze po shpreson që një teknologji e tillë e avancuar t’i japë avantazh ndaj kundërshtarëve në treg. Në anën e përparme dhe të pasme, Xperia do të jetë e pajisur me Corning Gorilla Glass 5.

“Nëse argëtimi është prioriteti juaj, atëherë Xperia XZ2 and XZ2 Compact janë celularët që ju duhen”, tha Hideyuki Furumi, zv/Presidenti i shitjeve dhe marketingut të Sony.

XZ2 dhe XZ2 Compact do të dalin në shitje muajin e ardhshëm.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA