Shfaqja e realitetit të familjes së saj në reality show-n “Keeping Up With The Kardashians”, i cili u lançua më shumë se një dekadë më parë, ka ndihmuar që çdo protagonist të shndërrohet në një superstar.

Por Kim Kardashian ka pranuar se ajo nuk e kishte parashikuar asnjëherë një sukses të tillë, si dhe rritjen e shikueshmërisë, por edhe të të ardhurave.

Në një intervistë me Vogue India, 37-vjeçarja tha: “Gjithmonë kisha menduar se do të vijoja me linjën time të veshjeve. Nuk e mendoja kurrë se ky reality show do të merrte përmasa të tilla. Por pas sezonit të parë dhe të dytë u binda. Një gjë e tilla na ka emocionuar shumë mua, mamanë dhe motrat e mia”.

Megjithatë, nëna e të tre fëmijëve, pranoi se ajo dhe të afërmit e saj, duke përfshirë edhe nënën e saj Kris Jenner, kanë bërë shumë gabime gjatë rrugës, veçanërisht ne ekspozimin e disa detajeve të cilat realisht duhet të ishin private.

Kim theksoi se: ‘Ne as që e dinim se çfarë po fillonim, por e dinim se ishim së bashku. Patëm kaq shumë gabime. Fillimisht, ne do të përfshiheshim në asgjë. Por kjo na ndihmoi të punojmë deri tani”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA