Edhe pse vetëm 20 vjeçe, ajo është tashmë nënë e një vajze të vogël dhe duket se përkushtimi dhe ndjeja për ta mbrojtur atë është mjaft e theksuar tek ajo.

Bëhet fjalë për bukuroshen Kylie Jenner, e cila solli në jetë vajzën e saj disa javë më parë, dhe sipas revistës “People” ajo ka punësuar një numër të konsiderueshëm njerëzisht të cilët do të kujdesen për vogëlushen e porsalindur.

Ylli i televizionit, edhe pse shumë e angazhuar në jetën e saj profesionale, duket se arrin të gjejë kohën për të qendruar sa më shumë me vajzën e saj të vogël.

Pak ditë pasi Stormi erdhi në jetë, Kylie Jenner na prezantoi edhe gardarobën e përgatitur për të, ku sigurisht ishin shumë fustane e këpucë, edhe pse vogëlushja ende nuk mund ti ekspozojë duke qenë se mamaja e saj ka vendosur të mos e prezantojë atë me botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA