Mes vështirësive për shkak të kushteve klimatike dhe me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Tottenhamit për 1/8-at e Championsit, Juventusi arriti të mposhtte për herë të dytë me rezultat minimal Atalantën e Etrit Berishës, duke siguruar kështu kalimin në finalen e Kupës së Italisë.

Vetëm nga pika e bardhë e 11-metërshit mund të mposhtej portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, në 90-minutëshin e gjysmëfinaleve të Kupës që bergamaskët humbën në “Allianz Stadium” të Torinos.

Berisha ishte mes më të mirëve në fushë, por nuk mundi të bënte asgjë më shumë përballë goditjes së Miralem Pjaniç nga pika e bardhë, duke humbur kështu mundësinë të shkojë në finalen e Kupës së Italisë.

Finalisti tjetër zbulohet mbrëmjen e kësaj të mërkure, pas takimit mes Lacios dhe Milanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA