24/05 15:52
Antoinne Griezmann është rikthyer në mënyrë të frikshme, të jetë protagonist për Atleticon e Madridit, pasi ka shënuar plot 7 gola në vetëm 3 ditë.
Pas 3-golëshit të shënuar në Andaluzi ndaj Sevilals të dielën, mbrëmjen e sotme francezi ka shënuar të 4 golat e takimit Atletico Madrid-Leganes, që përfundoi në shifrat 4-0.
Nga ana tjetër, skuadra e Simeones mori fitoren e 6 radhazi në La Liga, duke blinduar vendin e dytë të renditjes, me 10 pikë më tepër se Reali ndjekës, ndërsa vijon t’i bërë presing Barçës në krye.
Top Channel