Ujërat e kontestuar me Greqinë e Qipron, Turqia nis kërkimet për naftë
27/02/2018 12:23
Mediat turke raportojnë se Ankaraja ka nisur studimet për gjetjen e naftës dhe gazit në një zonë të diskutuar mes saj, Greqisë dhe Qipros.
Sipas gazetës “Miliyet” kërkimet do të zhvillohen në një hapësirë prej 580 kilometrash gjatësi dhe 25 kilometrash gjerësi mes ujërave të Qipros dhe atyre greke. Licenca për këtë i është dhënë një anijeje gjermane.
Bëhet fjalë për anijen “Maria S.Merian”, në pronësi të Universitetit të Hamburgut dhe e njohur si një ndër më të specializuarat në kërkimin e naftës dhe gazit në det.
Si Greqia, ashtu edhe Qipro kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këto hapa të Turqisë në Bruksel, por edhe në Berlin.
Top Channel