Policia ka vënë në pranga dy personat e përfshirë në kanosjen me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Në pranga janë vënë Nehat Fojleta, 19 vjeç dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë, Nehat Fojleta ishte personi, i cili ka kanosur me thikë Gjokën. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje, i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Policia bën të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA