Biznesmeni Memli Begalla dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë. Hetimet me metoda speciale çuan Policinë e Tiranës në gjurmët e Denis Demirit, 43 vjeç dhe Ardian Serezit, 49 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së dielës.
Biznesmeni 64-vjeçar u ekzekutua për shkak të borxheve të shumta që nuk kishte shyler, ndërsa policia u rezervua të japë detaje.
“Mund t’ju them që ka prova, madje shkencore për autorësinë e ngjarjes”, deklaroi Kastriot Skënderaj, drejtor i Policisë së Tiranës.
Nga hetimet rezulton se Denis Demiri ka patur rolin e ekzekutorit, ndërsa Ardian Serezi ka bashkëpunuar në vrasje.
Ky i fundit rezulton një person më precedent penal, pasi në vitin 2014 është arrestuar në Tepelenë me rreth 1 ton kanabis.
Ndërkohë, policia po heton për lidhjet e viktimës me autorët, ose persona të tjerë që kanë porositur vrasjen.
Biznesmeni Memli Begalla u ekzekutua me silenciator mbrëmjen e 14 shkurtit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Top Channel