Kida është rrëfyer në një intervistë për “Pop Culture”, ku ka folur jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme muzikore, por edhe për jetën personale.
Këngëtarja nga Kosova premtoi se ky vit do të ketë shumë gjëra të reja dhe të mira. “Do të jetë një vit bombastik”, tha Kida, e cila është 100% e përkushtuar te karriera për momentin dhe nuk ka kohë për të dashur.
“Nuk kam të dashur. Jam e re dhe dua të fokusohem te muzika. Kam pasur të dashur, por jo diçka serioze. Mashkulli ideal duhet të jetë tipi im, të më respektojë dhe të më dojë me sinqeritet”, u shpreh Kida.
20-vjeçarja, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, theksoi se nuk ka asnjë problem me muzikën komerciale, pasi, sipas saj, “po e bëjnë të gjithë”.
Në lidhje me fitimet e saj nga kjo muzikë, Kida tha: “Secili artist vlerësohet nga mënyra e të kënduarit dhe nga eksperienca që ka”.
Top Channel