
Ndeshja që mbylli javën e 21 të kategorisë Superiore, ajo e zhvilluar në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Përballja në qytetin e gurtë nuk regjistroi asnjë gol në të gjithë 90-minutëshin ku dominuan vendasit por pa mundur të lënë shenjë.
Përballja në Gjirokastër e cila u shty për këtë të diel për shkak të sulmit fizik ndaj trajnerit Ernest Gjoka nisi me ritëm të qetë por shumë shpejt Luftëtari e mbylli Vllazninë në jo pak raste në gjysmëfushën e saj. Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj kishin në këmbët e tyre shanse të arta për të prishur ekuilibrat por pa mundur të finalizojnë në portën e shkodranëve.
Në një aksion në pjesën e dytë, Abazaj i vetëm me portierin e Vllaznisë, shpërdoroi gjithcka. Me pikën e marrë Luftëtari i bashkohet Partizanit në vendin e gjashtë, ndërsa Vllaznia mbetet e rrezikuar për rënien nga Superiorja.
Top Channel