Kia Stinger, GT-ja koreane që kërkon të “pushtojë” Europën (Foto)
25/02/2018 11:03
Kia Stinger ka hyrë me prepotencë në merkaton europiane duke u prezantuar si një Gran Turismo origjinale me katër porta.
Kjo makinë me karakter sportiv dhe me teknologji të lartë është prodhuar në Frankfurt dhe është zhvilluar në pistën e famshme të Nurburgringut.
Pjesa e përparme karakterizohet nga “hunda e tigrit” që ndan projektorët LED, ndërsa pjesët anësore kanë një pamje shumë grintoze.
Sipas Kia-s, kjo makinë shkon nga 0 në 100 km/h për 7.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 225 km/h.
Top Channel