Rita Ora shënon një tjetër sukses

24/02/2018 14:34

“For You” është kënga e cila në vetëm pak javë publikim ka arritur më shumë se 50 milionë klikime në YouTube.

Këtë fakt e ka bërë me dije vetë këngëtarja Rita Ora, e cila në rrjetin social Instagram ka falenderuar fansat e saj: ““Wow njerëz! Mbi 50 milionë klikime për videoklipin “For You”. Faleminderit shumë!”.

Kënga e cila është kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, vjen si bashkëpunim i këngëtares shqiptare Rita Ora me Liam Payne.

Ylli shqiptar është shfaqur në rolin e Mias, në pjesën e parë të “Fifty Shades of Gray”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA