Partizani bën autogol në Korçë, Skënderbeu fluturon në krye të tabelës

24/02/2018 19:01

Një autogol i Gojkoviç në minutën e 63-të të takimit vendosi fatet e kryesfidës së kësaj jave të Kategorisë Superiore.

Në ndeshjen mjaft të luftuar në Korçë, Skënderbeu vendas doli me pikë të plota, duke mposhtur me rezultatin minimal skuadrën e Partizanit.

Me këtë fitore dhe falë edhe barazimit të Flamurtarit, korçarët fluturojnë në krye të renditjes me +13 pikë nga vendi i dytë.

Ndeshja u shoqërua nga tensione e nervozizëm mes dy tifozerive, aq sa para një grup i vogël i tyre u përlesh në rrugët e qytetit të Korçës.

Shkak për zënkën mes tyre besohet se është bërë ndërhyrja e tifozëve të Partizanit në pjesën e biletarisë të rezervuar për korçarët.

Policia ndërhyu në vendin e ngjarjes dhe pasi shpërndau dy grupet e tifozerisë, shoqëroi tre persona në komisariat, një tifoz të Skënderbeut dhe dy të Partizanit.

Ndërkohë, në takimin tjetër mes Teutës dhe Flamurtarit nuk pati gola dhe të dyja ekipet dolën me nga 1 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA