Është një botë e vogël, ku jetojmë të gjithë. Artisti dhe fotografi hungarez Peter Csakvari ka sjellë një pjesë të jetës së përditshme, me figura të vogla që më pas i ka fotografuar.

Peter Csakvari punoi dy vjet për të realizuar albumin e tij “Djerrina e vogël”, ku nëpërmjet figurave të vogla dhe sendeve të ndryshme shtëpiake krijoi pjesë të ndryshme të jetës. 29 vjeçari e solli këtë ide kur punonte si kuzhinier dhe fotograf ushqimesh në ‘Channel Islands’.

“E kam nisur karrierën time si fotograf ushqimesh pikërisht atje, por duke qenë se nuk kisha shumë punë, kombinova fotot e ushqimit me këto figura të vogla. Gjeta një model të vogël në një dyqan në Guernsey dhe i bëra bashkë me një kokërr boranicë dhe aty doli edhe foto e parë”, tregon artisti hungarez.

Më pas Peter krijoi shumë skena të tjera, duke shfrytëzuar situata dhe sende të ndryshme. “Kam dëshirë të krijoj situata që nuk janë parë më parë – thotë Peter, ndërsa tregon se fotot janë shfaqur në ‘Sony World Photography Awards’ në ‘Somerset House’ in Londër – Kush i ka parë i ka pëlqyer. Kanë bërë shëtijen në të gjithë botën. Një ditë pashë fotot e mia në një emission mëngjesi në Meksikë dhe në të njejtën ditë fotot e mia ishin shfaqur në një revistë në Kube”, thotë artisiti hungarez.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA