Aksidenti i Kavajës, policia: Nuk ishte vajza në timon, por një 40-vjeçar

24/02/2018 14:39

Policia e Tiranës ka sqaruar se në timonin e mjetit tip “Toyota”, që përplasi dy kalimtarët nuk ka qenë vajza, por 40-vjeçari Halil Koka.

Fillimisht, nga policia u raportua se në timon ishte I.P., 30 vjeçe e cila ishte ndaluar, por në një komunikatë pas dreke thuhet se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, Halil Koka, 40 vjeç nga Durrësi.

“Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA