Rita Ora “zhvishet” në avion

23/02/2018 12:30

Make up, stilim flokësh dhe zgjedhja e veshjeve.

Gjithçka bëhet brenda avionit privat i cili e ka çuar atë drejt Milanos.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila ishte e ftuar nga Prada për javën e modës në Milano.

Rita ka publikuar gjithçka në rrjetin social Instagram, duke treguar një look dhe një fizik…perfekt!

Që nga të brendshmet deri tek look i përgatitur për sfilatën, Rita pas pjesëmarrjes në Brit Awards, u bë një nga protagonnistet e Milano Fashion Week.

Duke qenë se koha e përgatitjes ishte mjaft e shkurtër për të përgatitur look-n e saj, Rita ka vendosur të bëhet gati në avion, duke demostruar edhe fizikun e saj seksi.

Rita këtë javë ka qenë mjaft e ngarkuar përsa i përket jetës profesionale, pasi në 17 shkurt mori pjesë në koncertin e pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja dhe familja e saj janë vendosur në Londër në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm një vjeçe.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA