Në pritje të trajnerit, Itali-Holandë luhet në “Allianz Stadium”

23/02/2018 13:43

“Allianz Stadium” në qytetin e Torinos do të jetë arena e miqësores së luksit në futbollin europian, mes Italisë dhe Holandës.

Në pritje të emërimit të trajnerit të ri të “të kaltërve”, ka ardhur edhe zyrtarizimi i përballjes mes dy gjigantëve kontinentalë, dy mungesa të bujshme në Botërorin e kësaj vere që do të zhvillohet në Rusi.

Sfida e 4 qershorit do të jetë përballja numër 21 mes dy përfaqësueseve të spikatura, por bilanci deri më tani është në favor të formacionit të Apenineve.

“Axurrët” kanë regjistruar 9 fitore, 8 barazime dhe 3 humbje përballë “portokallinjve”. Në impiantin e kampionëve të Italisë, përfaqësuesja vendase mund të krenohet se është e pathyeshme, me fitoren ndaj Çekisë dhe barazimet ndaj Anglisë e Spanjës.

Dikur Di Biaggio i shënonte kombëtares së Holandës në ndeshje vendimtare, e madje atij i besoheshin edhe penallti përballë një gjiganti si Van der Sar. Tashmë në pankinën e “të kaltërve”, trajneri i përkohshëm mund të provojë të njëjtat emocione, nëse Federata nuk do t’i ketë gjetur zëvendësuesin deri në qershor.

Miqësorja e fundit mes dy të përjashtuarave të bujshme të Botërorit 2018 u zhvillua 28 marsin e kaluar, në Amsterdam, dhe u mbyll me fitoren e Italisë 2-1, me gola të Eder dhe Bonuccit.

Për Italinë janë programuar ndërkohë miqësore të tjera në muajin mars: më 23 ndaj Argjentinës në stadiumin e Manchesterit, si dhe më 27 mars në Londër ndaj Anglisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA