As Maqedonia dhe as faktori shqiptar në qeverinë e Shkupit nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Bujar Osmani, zv.Kryeministër dhe ministër për Çështjet Europiane në qeverinë e Zoran Zaev shprehet i bindur për Deutsche Welle kundër ndryshimit të kufijve.

“Ne dënojmë çdo ide, ose tentativë për ndryshim kufijsh që po shfaqet kohëve të fundit në opinion”, tha Osmani në Berlin, ku ndodhej së bashku me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Ai thotë se mjafton një precedent për të ndezur një efekt domino dhe të rrezikshëm për rajonin.

“Çdo ndryshim të kufijve kudo në rajon, do të ketë efektin domino duke shkaktuar tragjedi të papara në rajon”.

Si zgjidhje për të parandaluar një skenar të mundshëm të tillë, Osmani tha se është vetëm integrimi i shpejt në BE dhe NATO i Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA