Prej mesnatës së të mërkurës, Ambasada amerikane në Podgoricë ruhet nga Forca të Armatosura. Policia malazeze, në një konferencë për mediet, tha se për zbardhjen e sulmit me granatë po bashkëpunohet edhe me Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe për momentin nuk është klasifikuar si vepër terroriste.

Gjithashtu është ushtruar kontroll edhe në banesën e autorit Dalibor Jaukoviç, i cili pas sulmit vrau veten dhe u identifikua nga analiza e ADN-së. Autoritetet nuk kanë ende një pistë të mundshme mbi motivet e ngjarjes, ndërsa po hetohet e kaluara e 43-vjeçarit.

Po hetohet gjithashtu nëse ai ka pasur bashkëpunëtorë për realizimin e sulmit me granatë. Jaukoviç nuk rezulton të jetë ndaluar më parë nga policia për kryerjen e ndonjë vepre penale. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për të zbuluar nëse kohët e fundit ka shfaqur apo jo probleme mendore.

Ndërkohë policia malazeze garanton rendin dhe sigurinë në ambasadat e tjera të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA