Gareth Bale duket se i ka të numëruara ditët e qëndrimit të tij te Reali i Madridit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi merenges e ka marrë vendimin për të larguar uellsianin nga skuadra pasi tashmë e ka humbur durimin me të.
Një nga problemet e mëdha që e penguan Bale të triumfojë në aspektin individual në Madrid është mënyra e lojës së tij. Sipas “Marca”, 27-vjeçari gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur i izoluar dhe ka hasur në vështirësi për të komunikuar me shokët e skuadrës.
Bale ka shfaqur probleme edhe në momentet kur duhet të ushtrojë presion në mbrojtje, diçka që po e bën gjithnjë e më pak e të mendosh se ai ka të njëjtat privilegje si Cristiano Ronaldo që ka fituar 5 Topa të Artë, ndërkohë që ai duket se nuk ka gjasa që ta fitojë një trofe të tillë.
Problemi tjetër dhe më i madhi për Bale në këtë pikë është fiziku i brishtë i tij. 25 dëmtime gjatë kësaj periudhe të qëndrimit të tij te Reali janë shumë për Bale pasi e kane detyruar atë që të humbasë 78 ndeshje.
Në këtë sezon ka pësuar 3 dëmtime muskulare duke dëshpëruar edhe vetë fizioterapistin e skuadrës madrilene. Duke parë këtë situatë të Bale, drejtuesit e Realit kanë vendosur që ta nxjerrin në merkato këtë verë për të nisur një projekt të ri ku do të përfshihet edhe i riu Marco Asensio. Në fakt Reali i Madridit ishte gati ta shiste kartonin e tij që verën e kaluar për 90 milionë Euro, por as Manchester United e asnjë skuadër tjetër nuk bënë një ofertë te tillë për uellsianin.
Top Channel